Shuhet familja shqiptare me katër persona, u helmuan nga shpërthimi i gazit në shtëpi
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur e gjithë familja u gjet pa shenja jete, dyshohet si pasojë e një rrjedhjeje fatale të monoksidit të karbonit brenda banesës.
Sipas autoriteteve italiane, hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes. Viktimat janë një baba 48-vjeçar, një nënë 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç.
Vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi në banesë për t’i kontrolluar pasi askush nuk po i përgjigjej telefonatave, u ekspozua gjithashtu ndaj gazit helmues dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Pizës, ku ndodhet në gjendje kritike.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit nga Lucca, të cilët hynë në banesë për të shpëtuar persona të mundshëm që mund të ishin ende gjallë.
Mediat italiane raportojnë se familja e viktimave ishte me origjinë shqiptare. Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të këtij helmimi fatal.
Viktimat janë: Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe. Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u lëndua dhe po merr trajtim në spital.
Edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për ndihmë të parë, pësuan intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

