Shuhet ikona e humorit, Fadil Hasa

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa, pas një sëmundje të rëndë.  Hasa lindi në Durrës më 8 prill 1940. Është i shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit.

Ai ka interpretuar edhe në filmat “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”.

Rolet e tij duket se kanë shenjuar historinë e humorit në Shqipëri, atij humori të pastër, i cili të bën të qeshësh me gjithë shpirt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Redaksia e ”Koha Jonë”, i shpreh ngushëllimet familjes Hasa. Nesër, në orën 10:00 do të bëhen homazhe në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?