Shuhet ish-ministri Frattini, Meta: Përkrahës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për rrugën drejt BE-së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Franco Frattinit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë. Në një postim në facebook, Meta shkruan se Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe në Integrimin Euopian.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Franco Frattinit, mikut të madh të shqiptarëve, i cili ideoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ishte mbështetësi më i vendosur për kurorëzimin me sukses të këtij procesi historik sidomos për Shqipërinë.

Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian. Ai e kuptonte rëndësinë e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve tona, ndaj u përkushtua për forcimin e tyre në të gjitha drejtimet.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Frattini, autoriteteve dhe popullit mik italian për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme që na pikëlloi të gjithëve”, thuhet në postimin e Metës, të cilin kur ishte President, evlerësoi me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

SHKARKO APP