Shuhet mjeku dhe ish-diplomati Thoma Nini
Mjeku Thoma Nini nuk e fitoi betejën me sëmundjen. Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziater në spitalin e Korçës.
Nini ishte prej themeluesve të degës së PD të Korçës dhe kreu i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD zgjedhje lokale dhe ato parlamentare.
Pas vitit 2006 Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik, detyrë të cilën e mbajti për 4 vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.
KOHA JONË SONDAZH

