Shuhet poeti Lefter Çipa, kryeministri Rama: Ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar

Për ndarjen nga jeta e poetit Lefter Çipës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili theskon se Çipa ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar.

”Lefter Çipa ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij”,-shkruan Rama në facebook.

Mësohet se poeti ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh. Lefter Çipa ka botuar 18 libra me poezi dhe është autor i rreth 1250 këngësh. Çipa do të mbetet në mendjen e shqiptarëve si mjeshtri i madh i poezisë popullore.

Postimi i plotë

LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij.

SHKARKO APP