Shukri Xhelili kërkon lirinë

sh-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës ta lirojë nga paraburgimi.

Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga Shkalla e Parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme  janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mbrojtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nuk është marrë ende në pyetje ish-kryebashkiaku, i cili mbahet nën “arrest me burg” për dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv duke kërkuar favore, një vepër e cila me ndryshimet në kod hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?