Shukri Xhelili nuk dorëzohet: Më lironi se vuaj nga zemra

Ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, kërkoi një ditë më parë në Gjykatën për Krimet e Rënda zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për arsye shëndetësore.

Gjatë një seance të mbajtur pa praninë e ish kryebashkiakut të dyshuar për “korrupsion pasiv…”, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, avokati i tij i kërkoi trupit gjykues lehtësimin e kësaj mase sigurie.

Burime brenda seancës me dyer të mbyllura pohuan që avokati mbrojtës ka pretenduar se klienti i tij, Xhelili, gjendet në spitalin e burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas avokatit, problemet shëndetësore të klientit kërkojnë një ndihmë më të specializuar mjekësor dhe se vijimi i mbajtjes në izolim përkeqëson shëndetin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata ka vendosur caktimin e një eksperti mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, që paraqitet për të paraburgosurin Shukri Xhelili, shkruan “Panorama”. Sipas procedurës, pasi të bëjë betimin para gjykatës, eksperti do të përcaktojë gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut dhe faktit nëse mbajtja e izoluar përbën rrezik për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?