Shumë banorë pa shtëpi. Atmosferë e vaktë festimi në Fushë-Krujë (Video)
Ka qenë e vakët atmosfera festive në qytetin e Fushë-Krujës natën e ndërrimit të viteve. Në momentin kur akrepat kaluan orën 12 pas mesnate, kanë qenë të paktë fishekzjarrët që janë dëgjuar në periferi të qytetit.
Fushë-Kruja ishte një ndër vatrat e tërmetit të 26 nëntorit. Në Thumanë u shënuan 22 viktima ndërkohë që shumë të tjerë mbetën pa banesë, si pasojë e dëmtimeve.
Shumë prej tyre nuk kanë ende një strehë mbi kokë dhe e pritën 2020 në çadra dhe palestra me urimin e vetëm për një shtëpi të re.

KOHA JONË SONDAZH

