Shumë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë, fluks në pikën kufitare të Morinës
Fluksi i lëvizjes drejt Morinës vijon të jetë i lartë. Shumë udhëtarë po shpejtojnë të lëvizin nëpërmjet Morinës në drejtim të Tiranës por ka edhe nga ata që po kthehen në vendlindje për natën e ndërrimit të viteve.
Gjatë 24 orëve të fundit në hyrje kanë kaluar kufirin 12596 shtetas me 5875 mjete, ndërsa në dalje numri është më i madhë pasi kthimi i emigrantëve kosovarë nga vendet e Evropës e kalimi nga Shqipëria tranzit e ka rritur numrin e qytetarëve në 15326 shtetas me 7236 mjete.
Gjithsej janë 27992 qytetarë që kanë lëvizur në Morin gjatë 24 orëve të fundit si në hyrje dhe dalje të kufirit, ndërsa 14 sportele vijojnë të jenë në punë për të shmangur krijimin e radhëve edhe për vekt faktin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve Kosovës e Shqipërisë për kalimin e procedurave të përshpejtuara gjatë periudhës së festave dhe sezonit turistik verorë.