Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri do votonin pro referendumit për bashkim
Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin. Një përqindje e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë. /Euronews Albania/