Shumica të pakënaqur me qeverinë, Minxhozi: Rama ka një menaxhim totalisht difektoz të krizës

Analisti Skënder Minxhozi, thotë se shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë. pasi ajo sipas tij, i ka futur duart te xhepat e qytetarëve. Po ashtu analisti theksone edhe se ajo që nuk bën sens në këtë mes është se Rama ka menaxhuar shumë mirë deri më sot dy fatkeqësi, tërmetin dhe pandeminë, por që po dështon me krizën ekonomike.

”Ka disa faktorë që e kanë bërë të padurueshme dhe antipatike qeverinë. Rama po e organizon mandatin e tretë totalisht difektoz sipas mendimit tim, ai lufton sa herë që del me gazetarët. Ka ndërtuar një ekzekutiv që është më pak cilësor. Ka krijuar një efekt kaskadë çmimesh.

Ajo që nuk bën sens në këtë mes është se Rama ka menaxhuar shumë mirë deri më sot dy fatkeqësi, tërmetin dhe pandeminë. Por ai po dështim me krizën ekonomike pasi mund të them se po fut duart në xhepat e njerëzve. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 1 tetori do të preket edhe energjia elektrike dhe skemat që unë kam parë nuk të lënë farë optimist. Mendoj se ky është një menaxhim difektoz i kësaj krizë që është më e rëndë se pandemia dhe tërmeti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?