Si asnjëherë më parë, nga qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt kryeqytetit

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të këtë pasur kaq shumë interesim nga qytetarë të ndryshëm të shtatë bashkive të Qarkut të Gjirokastrës për të protestuar ndaj një qeverie.

Këtë e ka mundësuar Edi Rama me urrejtjen që ka mbjellë vitet e fundit në krye të një qeverie që është larg pritshmërive sociale. Gjirokastra si qark sot ka çuar drejt protestës masive në kryeqytet, 1500 tubues kryesisht qytetarë pa parti. Ndonëse organizimet e partive opozitare si PD dhe LSI kanë qenë në nivelin maksimal, qytetarët janë vetorganizuar duke u nisur drejt kryeqytetit për të protestuar ndaj një qeverie që nuk është e tyre por e krimit.

Në shifra sipas bashkive respektive referuar shtabeve të protestës nga PD, Jugunews jep këto të dhëna:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Gjirokastër 400 protestues

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia Kelcyrë 200 protestues

Bashkia Përmet 150 protestues

Bashkia Tepelenë 150 protestues

Bashkia Memaliaj 200 protestues.

Bashkia Libohovë 250 protestues

Bashkia Dropull 150 protestues

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?