Si Bonnie e Clyde…Si mashtronte çifti nga Tirana me ëndrrën për një jetë më të mirë
FOTO: Bonnie Parker dhe Clyde Barrow
Ata kishin zgjedhur një mënyrë të jashtëligjshme për të fituar para: Mashtrimin. Dy persona, Armando Kitai rreth 50 vjeç dhe shtetasja F.B., rreth 30 vjeçe, janë arrestuar sot nga efektivët e seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas deklaratave në Polici të dy personave të vënë në pranga, ata bashkëjetojnë me njeri-tjetrin në një banesë në kryeqytet.
Burime policore thanë për “SYRI.net” se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm. Rrena ishte e njëjtë: Do iu pajisim me pasaporta bullgare. Dhe për të realizuar këtë ata kërkonin një sasi parash.
Bullgaria është një vend i Bashkimit Europian dhe pajisja me një pasaportë të tillë do të thotë një jetë dhe punë në çdo vend të BE-së. Me këtë ëndërr, kanë rënë pre e mashtrimit të Kitait dhe F.B. disa persona, të cilët pasi zbuluan se të vërtetën e hidhur bënë kallëzim në Polici, që solli edhe nisjen e hetimeve.
KOHA JONË SONDAZH

