Si do të duken njerëzit pas 100 vitesh? (Video)

Modifikimi gjenetik na ka dhënë mundësinë që ta bëjmë njerëzimin më të fuqishëm, më të shpejt dhe më të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve.

Por çdo përmirësim artificial ka edhe rreziqet e veta – dhe një nga ta është rreziku i krijimit të një race të re njerëzore, atë të super njerëzve.

Ky, megjithatë, është rreziku që duhet ta marrim në mënyrë që t’i mbijetojmë zhdukjes së ardhshme në masë, thuhet sipas një eksperti nga Harvardi, transmeton Gazeta Express.

Juan Enriquez argumenton se gjenet artificialisht të modifikuara, qelizat dhe organet do të kenë nevojë të dalin jashtë Tokës dhe të shkojnë në tjetër planet.

Enriquez parashikon një të ardhme në të cilën qelizat e njeriut mund ta riparojnë veten nga rrezatimi, të luftojnë viruse vdekjeprurëse si HIV dhe madje t’i shmangin plumbat.

Në një fjalim të fundit në TED, Enriquez tha: “Do të jetë me të vërtetë e vështirë të jetohet në Mars nëse nuk e modifikojmë trupin e njeriut”.

“Modifikimet do të na lejojnë të eksplorojmë, jetojmë dhe të shkojmë në vende që sot as nuk i ëndërrojmë”, shtoi ai.

Se si do të dukej trupi i njeriut pas 100 vitesh, e tregon më së miri kjo grafikë:

Humans In 1000 Years

SHKARKO APP