Si do të përfundojë pandemia?
OBSh-ja paralajmëroi për një valë infeksioni që shpërndahej nga perëndimi në lindje në të gjithë botën, pas raportimit të variantit të ”Omicron”. 55 nga 53 vendet në Europë dhe Azinë Qendrore kishin raportuar raste të ”Omicron”, tha Hans Henri Kluge, kreu rajonal i OBSH-së për Europën. Në javët e fundit, vendet në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndjerë fuqinë e plotë të valës ”Omicron”.
Kur do të përfundojë?
Si do të përfundojë? ”Jo me Omicron”, parashikojnë studiuesit. “Ky nuk do të jetë varianti i fundit, dhe kështu varianti tjetër do të ketë karakteristikat e veta”, thotë Medley. Duke pasur parasysh se virusi nuk ka gjasa të zhduket plotësisht, Covid-19 në mënyrë të pashmangshme do të bëhet një sëmundje endemike, thonë shkencëtarët.
Ky është një koncept “i rrëshqitshëm” dhe që do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Sebastian Funk, epidemiolog nga “London School of Hygiene & Tropical Medicine” mendon se tranzicioni në endemi, ose “të jetosh me virusin” pa kufizime dhe masa mbrojtëse, është i vështirë të modelohet me ndonjë saktësi.
Për Mark Woolhouse, Covid-19 do të bëhet me të vërtetë endemik vetëm kur shumica e të rriturve mbrohen nga infeksioni i rëndë, sepse ata janë ekspozuar disa herë ndaj virusit si fëmijë, dhe kështu kanë zhvilluar imunitet natyror.
Kjo do të marrë dekada dhe do të thotë që shumë njerëz të moshuar, do të mbeten të pambrojtur dhe mund të kenë nevojë për vaksinime të vazhdueshme. Në fund vlerësohet se nuk ka garanci që varianti i ardhshëm do të jetë më i butë, por Tang thotë se ky duket të jetë modeli deri tani. ”Ky virus po bëhet gjithnjë e më i butë me çdo përsëritje”.