Si e drejton Meta partinë nga burgu? Blushi: Më telefonon çdo ditë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zbuluar në ”Debat” se ai bisedon çdo ditë me kreun e burgosur të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili prej më shumë se një muaji qëndron në paraburgim.
Blushi shprehet se Meta nuk ka celular, por e merr nga një kabinë telefonike që ndodhet brenda ambienteve të sigurisë.
“Nuk mund të pritet drejtësi nga një strukturë e vendosur në krah të Ramës dhe që garanton siguri për korrupsionin qeveritar. SPAK, kobure në dorën e Ramës për të vrarë opozitarizmin. Nuk është rastësi që dy drejtuesit e opozitës kanë qenë më masa të paligjshme izolimi. Dhe kjo thjesht në axhendën politike të Edi Ramës.
Unë kam komunikim të përditshëm me Ilir Metën dhe për shkak të funksionit, komunikimi është i pashmangshëm. Bisedat janë telefonike dhe nëpërmjet mesazheve të shkruara. Ky ka qenë qëllimi i izolimit që të mos komunikojë me drejtuesit e partisë dhe anëtarët. Nuk ka aparat celular, merr nga një kabinë telefonike”, tha Blushi.