Si e komenton Berisha koncertin e PS? ”Funebër, mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin”

Pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp, në lidhje me koncertin që mbajti mbrëmë qeveria dhe Bashkia e Tiranës, për 100-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA dhe për çeljen e negociatave me BE, përgjigjen Sali Berisha e dha në formë tallje.

Kreu i PD-së tha se qeveria e gjendur përballë braktisjes nga populli, u detyrua të krijojnë shfaqje. Teksa e cilëson si një koncert funerbër, ish-kryeministri qeshi dhe tha se ata mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin.

Pyetje: A ju kanë impresionuar numrat e PS dje në shesh?

Sali Berisha: Falenderoj mijëra punonjës dhe buxhetorë që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert funebër ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin dhe u përpoqën si gaztorë të mbulonin braktisjen që iu bëri administrata në atë antimiting. Falenderoj mediat që përparësuan në të gjitha valët dhe ekranet e tyre takimin e njerëzve të lirë në Mirditë dhe anti-mitingun e Shtërmicës. Kishte një kontrast të jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP