Si e mposhti Koreja e Jugut koronavirusin, mësuesi shqiptar: Dizinfektohemi që në hyrje të pallatit..

Emanuel Rakipllari, mësues shqiptar në Korenë e Jugut, në një lidhje telefonike me Fax Neës, ka treguar masat që janë marrë atje, kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas tij të gjithë njerëzit që lëvizin në rrugë në Korenë e Jugut, mbajnë maska me detyrim, ndërkohë që kryhet dezinfektimi i çdo banori në hyrje të pallatit.

Sipas Rakiplllarit sistemi shëndetësor në Kore e ka përballuar më së miri fluksin e të infektuarve, ndërkohë që tashmë rastet pozitive nga brenda vendit janë të pakta. Sipas tij shqetësim mbeten qytertarët koreanë që kthehet nga vende të tjera që në rast se janë të infektuar, çohen në karantinë shtetëore.

Çdo personi që vjen në aeroport i bëhet testimi, në mënyrë që të mos bëhet burim infektimi për të tjerët.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska, shteti e ndaloi eksportimnin e tyre jashtë vendit. Për të shkuar për të bërë testimin duhet të përdorësh vetëm makinën tëndë.

Të gjithë i zbatojë thirrjet e autoriteteve, situata në Kore është tashmë e stabilizuar por ka nisur një problem tjetër, që është kthimi i shtetasve koreanë që kanë qenë jashtë vendit.

Shumica e tyre që janë pozitiv, do të futen në karantinë shtetërore, ndërsa pjesa tjetër me ligj duhet ta bëjë karantinën në shtëpitë e tyre.

Të gjitha familjet kanë marrë ndihmafinanciare nga ana e qeverisë, tashmë të gjithë janë të lirë që të dalin, dhe janë të detyruar vetëm që të ruajnë distancat.

Lidhur me mësimin online nuk ka problem për paisjet, por vetëm me çështjen e prindërve që duhet të vazhdojnë punën e tyre, dhe mund të kenë fëmijë të moshave të ndryshme.

Është një situatë e lodhshme psikologjikisht, por derimë tani kemi zbatuar të gjithë rregullat, duhet të durojmë se ndryshe bëhet katastrofë.

Ne kur futemi në shtëpi dezinfiktohemi që të hyrja e pallatit, pa dashur që të vijmë në banesë”, tha Rakipllari.

SHKARKO APP