Si e përdhunuan “dy djemtë e Facebook-ut” vajzën që jeton në Greqi

Një vajzë 22 vjeçe denoncoi në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë, se është përdhunuar nga dy persona. E.Q., thotë se dy djemtë e kanë marrë në një banesë ku kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Ajo ka deklaruar se në rrugën “Besa” është marrë në një mjet BMW nga këta dy personat, të cilët i kishte njohur në rrjetet sociale dhe më pas është dërguar në një banesë ku kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia ka nisur hetimet për vërtetësinë e denoncimit si dhe identifikimin e autorëve të mundshëm që po sipas deklarimeve të vajzës kanë qenë të dehur, raporton “Top Channel”.

Swiss Digital Desktop Reklama

22-vjeçarja me arsim të lartë rezulton banuese në Greqi ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?