Si është situata në spitalet COVID në Shqipëri

Numri i personave të shtruar në spitale si pasojë e COVID-19 vijon të mbetet i ulët.

Në përditësimin e të dhënave mbi situatën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ditën e djeshme ishin 16 pacientë të shtruar por duke marrë parasysh se një paciente ndërroi jetë, atëherë gjendja në spitale rezulton të ketë mbetur e pandryshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë ndërkohë që shumica e rasteve me koronavirus vijojnë të mbeten në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

SHKARKO APP