Si Europa po lejon një “Putin të vogël” në Ballkan!

Nga: Alban Daci

A ka faje Europa për situatën në Ukrainë? Sigurisht që ka faje! Kush janë fajet e BE? Së pari BE ka probleme serioze me politikën e saj të jashtme e madje shumë herë ka dyshime nëse ekziston politika e saj e jashtme! Kjo për faktin se vendet e fuqishme të BE në veçanti, por të gjitha vendet anëtare në përgjithësi kanë sovranitetin e plotë në politikën e jashtme! Kjo ka bërë që disa vende kryesore të BE për shkak edhe të rrymave populiste të ndërtojnë marrëdhënie bilaterale me Rusinë sidomos në fushën e energjisë dhe gazit, duke vendosur kështu interesin e vendi të tyre përpara interesit të përbashkët të Bashkimit!

Për shkak të frymës populiste në Europë ka pasur edhe plotë lider partiak që nga Italia e me radhë që e konsideruar Putinit lider të suksesshëm dhe një model për tu marrur ne konsideratë! BE ka faje, sepse duke mos pasur një politikë të jashtme të mirëfilltë ka dështuar edhe me procesin e zgjerimit, sepse BE nuk e pyet askush për anëtarësime dhe fjalën e fundit e kanë vendet anëtare sipas kushtetutave që ata kanë! Një dështim i rëndësishëm e ndoshta edhe më pasoja është edhe procesi i zgjerimit të Ballkanit perëndimor ku dihet influencat konkrete të Rusisë si në Mal të Zi, Bosnje dhe në Serbi! Shqipëria, përtej problemeve serioze që ka duhet të ishte tashmë pjesë e Bashkimit Europian e procesi i anëtarësimit të saj duhet të ishte mbyllur me kohë!

BE ka faje, sepse u gjend e surprizuar nga aksionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë edhe pse Putin kishte dhënë një sinjal të qartë në 2014 në Krime! Megjithatë, në situatën e re në Ukrainë, tashmë BE, por edhe vendet e saj e kanë kuptuar se stuata është shumë më shumë kritike sa e kishin menduar! Zakonisht krizat duhet të parandalohen e kur nuk parandalohen duhet të jetë leksione për të ndryshuar strategjitë dhe qëndrimet! BE, kam përshtypjen se nuk e parashikoj krizën e Ukrainës, por as nuk po nxori leksione për realitetin e ri të krijuar tashmë që është një luftë e vërtetë e Ftohtë me Rusinë, por edhe pak e nxehtë duke pasur parasysh se kjo e fundit po përdor edhe armët për qëllimet e saj gjeopolitike! BE, mirë që nuk e njohu mirë Putin, por po toleron një “Putin tjetër të vogël” në Ballkan dhe ky pa asnjë dyshim është Vucic! Kush janë ngjashmëritë mes Putin dhe Vucic?

Putin e ka konsideruar Rusinë e tij trashëgimtare të Bashkimit Sovjetik e ndërsa Vucic, po thuajse në çdo rast e konsideron veten me krenari trashëgimtar të ish Jugosllavisë! Çfarë e bashkon Putinin me Vucic? Putin nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale të ish Republikave Sovjetike e po ashtu edhe Vucic, hapur pa ndrojtje nuk ka hequr dorë nga pretendimet në ish Republikat Jugosllave e kjo duket qartë në mungesën e vullnetit për të njohur Kosovën apo edhe në pretendimet e tij në Bosnje! Vucic ashtu si Putin ka ndërtuar super presidencializmin e tij duke fituar përsëri zgjedhjet e de facto duke mos pasur asnjë kundërshtar serioz! Oligarkët kanë pushtet në Rusi ashtu siç kanë edhe në Serbi! Vucic, përtej e kundër politikave të BE apo Natos, nuk heq dorë nga armatosja e po ashtu ka deklaruar publikisht se nuk do të anëtarësohet në Nato!

Vucic ashtu si Putin përmes nismave rajonale kërkon të krijoj krijesa false ndërkombëtare siç është Ballkani i Hapur për të rritur influencën e tij në Ballkan! Vucic ashtu si Putin nuk njeh e nuk pranon principin ndërkombëtar të sovranitetit e as të drejtën sovrane të popujve për të vendosur vetë për fatin e tyre! Kështu, Vucic as nuk njeh e as nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës!

Sulmi i Putin në Ukrainë i ka dhënë forcë edhe Vucic të ndërmarr nisma të ngjashme e të çmendura në Ballkan që deri para pak kohësh konsideroheshin të papranueshme! Vucic, po armatoset e po bëhet gati në zemrën e BE dhe kjo e fundit nuk e merr seriozisht e ndoshta edhe po e toleron në rrugën e tij të çmendur drejtë ndonjë konflikti të afërt Rajonal!

SHKARKO APP