Si i bë pronë e familjes Osmani në Mzi të Pukës dhe mbijetoi deri sot, piktura e pretenduar si vepër e Leonardo da Vinçi?!
Në një kronikë News24 Albania mbi ekzistencën e një pikture që pretendohet se është vepër e titanit të Rilindjes së Artë, Leonardo da Vinçi.
“Duket se “thesaret” e kishës katolike në Shqipërinë e epërme nuk kanë të sosur për vetë faktin se i mbijetuan mizorive të komunizmit.
Në fshatin Mzi të Pukës, familja Osmani arriti të ruante një prej pikturave fugure mjaft të vjetra të Jezu Krishtit me Zojën e Bekuar. 98 vjeçari Preng Pashk Osmani, i cili mban ende origjinalin e kësaj pikture në shtëpinë e tij e konsideron atë si një pasuri të vyer. Mendohet që piktura, vepër e da Vinçit të jetë mbi 400 vjeçare, ndërsa është bërë dhuratë nga Vatikani përmes ipeshkvit të Shkodres për kishën e Mziut në vitin 1902.
Preng Pashk Osmsni tregon se si prifti katolik i zonës porositi që kjo fugure duhet të ruhej, por pa e ditur askush ekzistencën e saj.
Për ekzistencën e saj në trarët e kullës së Osmanajve ne Mzi të Pukës nuk dinte as familja deri kur ne fillim të viteve 90 Prenga i rikthej një kopje të kësaj fugure kishës katolike.” shkruan www.balkanweb.
Piktura duket në gjendje shumë të mirë, gjë që tregon për kujdesin që poseduesit e saj kanë patur për të. Gjithsesi përveç odisesë së ruajtjes së kësaj “fugureje”, të tjerat janë të diskutueshme.
Fillimisht sqarojmë se termi “fugure”, fugure përdorej në Shqipërinë e Veriut për të emërtuar pikturat me përmbajtje religjioze, kryesisht ikona ose vepra arti të ndërlidhura me fenë dhe kultin e shenjtë. Ky term lidhej veçanërisht me kulturën katolike të zonës dhe ishte i përhapur ndër besimtarët e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
“Fuguret” shpesh përdoreshin si objekte devocioni dhe vendoseshin në altarë të vegjël në shtëpi ose në kisha dhe kapele të thjeshta. Ato mund të përshkruanin figura të shenjta si Krishti, Shën Mëria, apostujt ose shenjtorë të tjerë të njohur në traditën katolike.
Artizanët dhe piktorët vendorë shpesh i krijonin këto vepra me materiale të thjeshta, duke i dhënë një natyrë të veçantë folklorike, por kishte edhe raste kur “fuguret” importoheshin nga artizanët italianë dhe austro-hungarezë. Përmes tyre, shqiptarët e Veriut ruanin dhe shprehnin besimin e tyre në kushte shpesh të vështira historike dhe shoqërore, përfshirë periudha represioni fetar.
Datimi i punëve të Leonardo da Vinçit e pamundëson që kjo punë t’i përkas atij. Jo vetëm ajo, ndoshta edhe teknika e realizimit të saj.
Nga sa duket në këtë imazhe që përcjell kronika, piktura nuk përkon me stilin e njohur të Leonardos, i cili është i famshëm për sfumaton kalimet e buta mes ngjyrave, përdorimin e ndriçimit natyror dhe kompozimet komplekse, siç shihen në vepra të tilla si “Mona Lisa” apo “Darka e Fundit”, etj..
Për më tepër, tematikat religjioze të Leonardos shpesh paraqiteshin me një qasje më filozofike dhe introspektive, jo thjesht narrative. Në rastin e kësaj pikture, duket më e thjeshtë dhe ndoshta e stilit më të vonshëm, ndoshta shekullit të 18-të ose 19-të, kur arti religjioz shpesh synonte të ishte më didaktik dhe emocional.
Nëse ka pretendime për lidhjen me Leonardon, këto mund të jenë të pasakta ose të bazuara në keqinterpretime. Ka shumë raste në histori ku vepra të ndryshme janë gabimisht atribuar mjeshtërve të mëdhenj. Do të rekomandohej një analizë më e thellë, si ajo teknike ose historike, për të përcaktuar origjinën e saktë të kësaj vepre.
Piktura duket se i përket periudhës baroke ose neoklasike, bazuar në stilin dhe trajtimin e figurave. Ka disa karakteristika që mund të ndihmojnë në kufizimin e periudhës dhe kontekstit, si tematika dhe kompozimi. Paraqitja e Krishtit të Ringjallur dhe engjëllit është një motiv i përhapur në artin religjioz. Pozita dramatike e Krishtit dhe drita që del nga qendra (haloja) përputhet me qasjen baroke për të nxjerrë emocion dhe përkushtim fetar.
Piktorë si Guido Reni ose Peter Paul Rubens mund të kenë pasur ndikim në punë të tilla, megjithëse kjo pikturë duket më e thjeshtë në trajtim. Piktorë si Anton Raphael Mengs apo François-Xavier Fabre, të cilët ruanin ndikime klasike, mund të kenë qenë frymëzim për një vepër si kjo.
Gjithsesi ajo që bën këtë me interes është rrugëtimi që kësaj tabloje i është dashur të bëjë deri sot, kur kushtet në të cilat ajo është ruajtur, jo vetëm kanë qenë jashtë çdo praktike konservimi dhe kur ajo u rujt dhe jasht çdo norme ekspozimit, siç ajo shfaqet në këtë kronikë, në një ambient familjar, por edhe trajtimi. Hipoteza më e mundshme e autorësisë është se ajo i përket një artisti të shekullit të 18-të ose 19-të me ndikime baroke ose neoklasike.
Një kërkim i mëtejshëm në arkiva ose muze fetar mund të ndihmojë për të përcaktuar më saktësisht autorin. Ndoshta të gjithë autorët e periudhave të mëvonshme nga kohëshmëria e punës së Leonardos, do t’i diskutoja, duke ju referuar vetëm te shekujt 18-19. Da Vinçin do ta përjashtoja kadegorikisht. Gjithsesi, këtë e përcaktojnë mjetet dhe teknikat moderne ekzaminuese të skanimit me lazer. Deri atëherë ky zbulim është lajm dhe ky lajm është interesim, kryesisht i atyre që merren me veprat e artit në përgjithësi dhe ato religjioze në veçanti
Albert Vataj