Si i bëjnë sot pushimet verore shqiptarët

Artisti Bujar Kapexhiu ka postuar karikaturën e radhës për të treguar se si po i bëjnë pushimet një shumicë e madhe e shqiptarëve. Me rroba banje, pak ujë në legen dhe disa foto përballë televizorit që tregon plazhin. Karikatura tregon se sa e vështirë është për shumë familje shqiptare që të përballojnë qoftë edhe një javë pushime në verë.

Karikatura vjen pak ditë pas lajmit të publikuar në media, ku sipas një ankete të zhvilluar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar, rezulton se në krahasim me to, shqiptarët nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime (81% thonë jo), madje në përqindje shumë më të lartë edhe se vendet e rajonit.

SHKARKO APP