Si i shantazhonte të miturat me foto e video porno 68-vjeçari shqiptar

Një burrë i moshës 68-vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e policisë pa denoncimit që kanë bërë dy vajza të mitura nga Italia.

Burri nga Tirana, i cili nuk është identifikuar u kërkonte vajzave të mitura, foto e video të tyre, erotike. Më pas, duke i përdorur ato u kërkonte të tjera dhe me to u bënte shantazh.

Vajzat kanë bërë denoncim në policinë italiane, duke treguar edhe profilin në Facebook, nga i cili kërcënoheshin. Kështu, gjyshi 68-vjeçar mësohet se kishte hapur një adresë false në Facebook dhe shtirej se ishte një djalë 12-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shantazhonte të miturat për t’u marrë videot erotike në kamera, duke i regjistruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një vëzhgimi, italianët kanë zbuluar se pika nga ku ai ishte lidhur me internet, vinte në një qendër kompjuterike, në periferi të Tiranës.

Më pas ata kanë mundur ta lokalizojnë, duke e arrestuar, ndërsa sipas mediave italiane thuhet se rrezikon deri në 9 vite burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?