Si ka rënë niveli i ujit në liqenin e Fierzës

Disa pamje realisht të trishta tregojnë se si ka rënë niveli i ujit në liqenin e Fierzës në Kukës. Kjo ka ardhur si pasojë e thatësisë që sa vjen e tejzgjatet fatkeqësisht.

Madje, raportohet se mungon dy e tretat e sasisë së përgjithshme të ujit.

Në këto momente niveli i ujit është 271 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që maksimalja e saj është 296 metër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liqeni shërben edhe si nyje lidhëse mes banorëve të rretheve Kukës, Tropojë, Has dhe Pukë. Gjithashtu, ky hidrocentral shërben si rregullator i furnizimit me ujë për dy hidrocentralet e ngritura në kaskadën e Drinit, atë të Vaut të Dejës dhe Komanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?