Si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky? Gazetarja: Kodi i Panikut

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat ka treguar këtë mbrëmje sesi kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.

”Kodi i parë që është MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin.

Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme. Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin por në server po”, tha Bezat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?