Si kurrë më parë, Pashkët “festohen” përmes virtualitetit, i gjejnë besimtarët të izoluar

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës 21 mars.

Data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prilli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalljes së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës.

Urimet për më shumë begati dhe dritë në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste.

“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është refreni i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

Por e veçanta e kësaj Pashke është se ndoshta për herë të parë qysh nga nisja e festimeve të kësaj dite, ato po festohen në izolim për shkak të pandemisë së Covid-19, në Shqipëri dhe në gjithë botën.

Besimtarët i ka gjetur ky vit në shtëpitë e tyre pa mundur të bëjnë kremtimet e nevojshme si çdo vit tjetër, por duke ndarë urime përmes virtualitetit.

Edhe Papa i është drejtuar besimtarëve në të gjithë botën si kurrë më parë, nga një shesh bosh në Vatikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?