Si mori veten në qafë avokati i Shtetit për Berishën vetëm me një status “BISHA”?

Pas braktisjes së seancave gjyqësore të dy avokatëve privat të Berishës, gjykata e posaçme caktoi një avokat nga lista e avokatëve të shtetit. Shorti i ra Artan Simonit.

Por ai kishte bërë status ku shkruante për “bishën” Berisha. Ndërkohë as nuk e fshiu statusin, kur u caktua avokat për Berishën, ndaj pala kundërshtare, pra njerëzit e Berishës, e morën statusin dhe akuzuan gjykatën se ka zgjedhur avokat shteti një person që është deklaruar kundër Berishës.

Natyrisht kjo gjë nuk kishte asnjë logjikë juridike që të vazhdonte në gjyq.

Pas kësaj menjëherë gjykata e posaçme e largoi  avotin Artan Simoni. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.

Sipas GJKKO, duhet të zëvendësohet me një tjetër mbrojtës të listës së avokatëve kryesisht. “Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Ja statusi i avokatit Simoni, i cili e dogji atë që të mbronte Sali Berishën, kur kishte shansin të kthehej në njeri dite.

 

SHKARKO APP