Si mund të kalohet në heshtje 80 vjetori i lindjes së Akademikut Rexhep Qosja?
Këtë 25 qershor,Akademiku i madh shqiptar Rexhep Qose, shënon 80 vjetorin e lindjes, por ndërsa kemi në javën e këtij jubieleu, për një kolos të letrave shqipe, nuk është parë asnjë veprimtari, në nderim të kësaj figure të madhe.
Duke e vlerësuar në nivelin e duhur, këtë figurë, por edhe si një mik i Ambasadores së Kombit mbesës së Ismail Qemalit, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi, kërkoi të bashkëpunonte me institucionet e shkencore të Peishtinës, për të organizuar veprimtari në kryeqytetin e Kosovës.Ndërsa Akademia e Shkencave na u përgjigj në mënyrën më të cuditëshme. Instituti Albanologjisë, heshti.
Pas një pauze të shkurtër, bëra telefonatë me Akademikun, që, sidoqë ishte e zakonshme. La pas dhimbjen që nuk shlyhet: Le ta kalojmë në heshtje ditëlindjen, takohemi në shtator në Prishtinë ose Vlorë.
Kërkesa drejtuar Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artit.
Akademik Hivzi Islami
Prishtinë.
Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” Shpallur Person Juridik me vendimin nr. 185 të gjykatës së Tiranës Nr. NIPTI L 06811391 H Llogaria Bankare:Banka Societe Generale Albania Al11213260170000000000009054 Email:fondacioninerminvlora@yahoo.com Cel: 06961 233 44 Nr. 13 prot. Tirane, 23.05 .2016
K Ë R K E S Ë
|
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artit.
Akademik Hivzi Islami Prishtinë.
I nderuar z. Kryetar. E nderuara Kryesi. Me shpresën se do të arrijmë bashkëpunimin, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Akademikut Prof. Rexhep Qose, dëshiron të organizojmë një veprimtari të përbashkët në Selinë e Akademisë në Prishtinë. Kjo veprimtari përkon edhe me 95 vjetorin e lindjes së Ambasadores së Kombit, mbesës së Ismail Qemalit,Nermin Vlora.
Gjykojmë, që të mbahet një ligjëratë, për lidhjet e Akademikut Rexhep Qose, Anëtar Nderi i Akademisë “Iliria” në Romë me Nermin Vlorën, si dhe lidhjet dhe meraku që kish Nermin Vlora për Kulturën dhe shkencën në Kosovë.Me këtë rast, Fondacioni ynë, dëshiron t’i dhurojë Akademisë bustin e Akademikut Rexhep Qose, punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena, për ta vendosur në një nga ambjentet e këtij institucioni, apo diku tjetër, ku Ju gjykoni se është vendi I duhur.
Jemi në pritje të përgjigjes nga ana Juaj.
Me respekt
P/Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar
“Nermin Vlora Falaschi”
Presidente
Zenepe Luka
Ja përgjigjia:
Të nderuar,
Ju falënderojmë për shkresën tuaj.
Ju njoftojmë se Akademik Rexhep Qosja ka 15 vjet që nuk vjen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve te Kosovës. Ju lutemi që t’i drejtoheni Institutit Albanologjik për të marr informata lidhur me nismën tuaj.
Me respekt
Shërbimi Administrativ i Akademisë
—
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës – ASHAK
Kosova Academy of Sciences and Arts – KASA
Rr. “Agim Ramadani”, 305
10000 Prishtina
Republika e Kosovës
Republic of Kosova
Tel. +381 38 249 303
Tel. +381 38 200 20 346
Fax. +381 38 244 636
E-mail: ashak@ashak.org
Telefonata, që la pas brengën e Prof. Rexhep Qoses.
Nuk mishte një telefonatë e zakonshme , për ta uruar Akademikun e shquar për shendetin e gjithcka tjetër, por për ti komunikuar aktivitetin e planifikuar nga Fondacioni, bustin që kemi bërë dhe do të dëshironim të vendosej në një nga institucionet e shkencës në Prishtinë.
I komunikova se kishim kërkuar bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave në Kosovë dhe përgjigjen që morëm, si dhe heshtja e institutit Albanologjik.
Por ne do ta bëjmë si Fondacion me gruan intelektuale mbarëkombëtare, madje pikërisht në ditën e lindjes Tuaj, më 25 qershor..
Dëgjo, Zejnep.Të falenderoj shumë, ashtu edhe Fondacionin, që ka emrin e shqiptares së shquar, mikëshës sime të ndjerë,Nermin Vlorës, por të lutem, më mirëkupto: Dua ta kaloj në heshtje 80 vjetorin e lindjes sime.
Përse, Profesor, është jubilare, duhet të bëhen shumë veprimtari shkencore, letrare….
Këto janë mardhaniet e mia me politikën..Takohemi në shtator në Prishtinë, osë në Vlorë, ku të doni..
Zëri i tij heshti, por pas la brengën.
E pafalshme për Ministritë e Kulturës dhe shkencës në Prishtinë dhe Tiranë, për Akademitë e shkencave në kryeqytetet respektive.
Interesuar nëse Ministritë e kulturës e shkencës në Prishtinë e Tiranë, kanë planifikuar ndonjë veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes, përgjigjia ka qënë heshtja.
Cdo njeri i ndershëm shtron pyetjen:Cili është motivi dhe përse kjo papërgjegjëshmëri e këtyre institucioneve, që të mos nderojnë Akademikun e mbarë shqiptarisë, kolosin e letrave shqipe, Nderin e Kombit, Akademikun Rexhep Qose?
Përse Qeveria e Prishtinës dhe e Tiranës kanë “harruar” datën jubilare të Akademikut dhe cila është përgjegjësia e tyre përpara shqiptarëve dhe a është ky një ndëshkim për njerëzit e shkencës dhe të artit. Jeta dhe veprimtaria shkencore dhe artistike e Akademikut Rexhep Qose dhe akademikëve e personaliteteve të tjerë, qënkërka në dorë të politikës, që fatkeqësisht nuk ndesh me ndonjë person me gradë shkencore, jo pastaj të jetë Akademik.E dhimbshme, e tmerrshme të politizohen institucionet shkencore, e pafalshme për Ministritë e Kulturës apo të Shkencës, të veprojnë, ndoshta në mënyrën më ekstreme, që një personalitet e vlerësojnë dhe tjetrin, po të atij niveli, e “harrojnë”.Kjo ndodh vetëm në politikën shqiptare këtej dhe andej kufirit.
Polemikat e Akademikut Qose me Qeverinë e Prishtinës dhe me politikën në tërësi, kanë në thelb mendimet e tij universale, por, që nuk kanë të bëjnë me interesat, tij, por të shoqërisë.E kundërta ndodh me Qeverinë në Prishtinë, që zbraz mllefin e saj, por kurrësesi, nuk mund të zbehë personalitetin dhe kontributin e Akademikut, Prof Rexhep Qose, që jetën e tij, e vuri në shërbim të shqiptarisë, duke qëndruar përjetësisht në themelin e shkencës dhe kulturës shqiptare.
Nermin Vlora Falaschi në Konferencën e parë të Akademisë Iliria në Romë, duke i vlerësimin, Akademikun Rexhep Qose, e cilësoi një Xhevair të Kombit shqiptar.
Akademiku Rexhep Qose.
Rexhep Qosja ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, është akademik shqipatarë.
Shkollën fillore e kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi tëUniversitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.
Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 Qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja etj. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë.
Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës.
Çështja shqiptare: historia dhe politika Autori: Rexhep Qosja. Botuesi: Toena. Viti i botimit: 1998.
Botimet.
Episode letrare – (1967)
- Dialog me shkrimtarë– (1968)
- Antologjia e lirikës shqipe– (1970)
- Kontinuitete– (1972)
- Asdreni – jeta dhe vepra– (1972)
- Panteoni i rralluar– (1973)
- Vdekja më vjen prej syve të tillë– (1974)
- Shkrimtarë dhe periudha– (1975)
- Anatomia e kulturës– (1976)
- Mite të zhveshura– (1978)
- Prej tipologjisë deri te periodizimi– (1979)
- Morfologjia e një fushate– (1980)
- Nocione të reja albanologjike– (1983)
- Historia e letërsisë shqipe I– (1984)
- Historia e letërsisë shqipe II– (1984)
- Antologjia historike e letërsisë shqipe– (1985)
- Historia e letërsisë shqipe III– (1986)
- Porosia e madhe– (1986)
- Populli i ndaluar– (1990)
- Strategjia e bashkimit kombëtar– (1992)
- Çështja shqiptare: historia dhe politika– (1994)
- Ligjërime paravajtëse– (1996)
- Fjalor demokratik– (1997)
- Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën– (1999)
- Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
- Asdreni, jeta dhe vepra e tij, Toena, Tiranë, (2002)
- I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002)
- Ideologjia e shpërbërjes– (2006)
- Realiteti i shpërfillur(Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) – (2006)
- Rilindja e dytë
- Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne– 2007
- Nata është dita jonë, – 2007
- Shqipëria dhe Kosova – Si janë dhe si do të duhej të jenë, Toena, – (Prill, 2013)
- Dëshmitar në kohë historike 1966-1974 – Ditar I– (Prill, 2014)
- Dëshmitar në kohë historike 1975-1978 – Ditar II– (Maj, 2014)
Në vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi kompletin e veprave në 29 vëllime, i cili në pesë cikle përmban këto vepra:
- Veprat historiko-letrare:
- Vazhdimësi, 2. Panteoni i rralluar, 3.Asdreni – jeta dhe vepra, 4. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, 5. Anatomia e kulturës, 6. Nocione të reja albanologjike, 7. Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 1, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 2, Historia e letërsisë shqipe – Romantizmi 3, 8. Porosia e madhe, 9. Tri mënyra të shkrimit shqip, 10. Semantika e ndryshimeve historiko-letrare.
- Veprat letrare:
- Antologjia e lirikës shqipe, 12. I ringjalluri i penduar, 13. Mite të zhveshura, 14. Vdekja më vjen prej syve të tillë, 15. Një dashuri dhe shtatë faje, 16. Nata është dita jonë, 17. Bijtë e askujt 1, Bijtë e askujt.
- Veprat historike dhe historiko-dokumentare:
- Çështja shqiptare – historia dhe politika,
- Programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, 20. Paqja e përgjakshme, 21. Tronditja e shekullit Tronditja e shekullit 2, 22. Rilindja e dytë.
- Veprat publicistike:
- Populli i ndaluar, 24. Strategjia e bashkimit shqiptar, 25. Ligjërime paravajtëse, 26. Fjalor demokratik, 27. Demokracia e shpërdorur, 28. Intelektualët, etika dhe politika.
- Veprat polemike:
- Morfologjia e një fushate, Ideologjia e shpërbërjes, Realiteti i shpërfillur, Të vërtetat e vonuara .
Rexhep Qosja : Vdekja më vjen prej syve të tillë (roman) 1972
- Živa sfinga, Jedinstvo, Priština, 1976.
Rexhep Qosja : ”Dëshmitar në kohë historike 1966-1974 – Ditar I”
Smrt vreba iz očiju, Narodna knjiga, Beograd, 1976.
- Književnost i kritika, Prosveta, Beograd, Jedinstvo, Priština, 1979.
- Smrt preži v očeg, Mladinska knjiga, Ljubljana, 1979.
- Smrta mi ide ot takiva oči , Hristo Danov, Plovdiv, 1982.
- Beselam pse më flijojnë (arabisht), Kuvajt, 1983.
- La mort me vient de ces yeux là, Gallimard, Paris, 1994.
- La question Alabanaise, Fayard, Paris, 1995.
- In solchen Augen lieg der Tod, Hayman Verlag, Innsbruck, 1995.
- Die ogen en de dood, Van Genep, Amsterdam, 1996.
Rexhep Qosja pas polemikave të përfshira në librin Morfologjia e një fushate – (1980) edhe botimit të librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 Identiteti europian i shqiptarëve – sprovë” ishte një ringjallje e një polemike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu, ndërsa Kadare e vlerëson identitetin shqiptar si perëndimor, Qosja në librin e tij të quajtur Realiteti i shpërfillur, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perëndimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.
Për Akademikun Rexhep Qose janë shprehur:
Rexhep Qosja (1936) si studiues i letërsisë, që i njeh të gjitha metodat letrare, që janë aplikuar në letërsinë shqipe.Sipas Sabri Hamitit, ka meritën për përmbysjen e metodës së realizmit socialist në letërsinë shqipe,[ndërsa, sipas Ibrahim Rugovës, Ai “shpesh ka zgjidhur probleme vitale në letërsi”,- aplikon metodën integrale në studimet dhe në romanet e tij, të cilat, në raport me prozën shqipe, duhen parë si një paradigmë, që nuk i ngjajnë askujt.
Për praktikën e parë postmoderne në letërsinë shqipe flet edhe një shkrim i Ali Aliut, i cili qysh në vitin 1974 e vlerësonte prozën e Rexhep Qosjes si “një fenomen të ri dhe në vete”, duke shtuar se ajo bën “trajtimin më të thellë dhe më kompleks deri më sot në prozën tonë”.[Sipas këtij kritiku, Rexhep Qosja me romanin e tij të parë ishte bërë i pari i letërsisë shqipe. Aliu e kishte hetuar edhe poetikën e kombinimit,por pa mundur ta tipologjizojë.
“Vdekja më vjen prej syve të tillë”, duke qenë një model i ri i shkrimit letrar shqip, është mirëpritur edhe nga komuniteti artistik frëng. “Ky libër na ra nga qielli si një meteor. Një objekt letrar jo i zakonshëm,]shkruan gazeta “Le Monde“, kurse në “Le Journal de Seine et Loire” thuhet se Rexhep Qosja është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, kurse romani i tij – një kryevepër.
Ndërsa Ismail Kadare shkruan: “Rexhep Qosja është shkrimtari më i madh ndër shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të vendit, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e kombit shqiptar”,