Si na gjunjëzoi pandemia globale dhe krahasimi me Italinë, flet ish-deputeti biznesmen

Ish-deputeti i parlamentit të Shqipërisë Eduart Ndocaj i cili jeton dhe punon tashmë në Itali gjatë një lidhjeje për Fax News foli mbi situatën që po kalon Italia nga pandemia globale.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 dhe pasojat në viktima ka qenë katastrofike.

Ai tha ndër të tjera se gjendja nuk është aspak mirë me gjithë masat e marra duke bërë apel të dëgjohet thirrja e profesionistëve pasi është dicka shumë e rrezikshme.

Ndocaj tha se në qytetin ku ai jetonte nuk ka akoma shqiptarë të vdekur nga koronavirusi edhe pse rreziku është i madh.

Sa i përket masave të marra nga qeveria Italiane ai tha se janë parashikuar 400-600 euro në javë ndihmë vetëm për ushqime dhe disa ndërhyrje në paga që tu lehtësojnë sadopak barrën e rëndë qytetarëve nga papunësia.

Ndocaj krahasoi edhe autoritetet shqiptare me Italiane ku theksoi se këta të fundit bashkëjetojnë me popullin ndryshe nga politika në Shqipëri.

Në lidhje me ndikimin në biznes ai foli si një biznesmen me përvojë në fushën e ndërtimit dhe tha se pandemia na ka gjunjëzuar.

SHKARKO APP