Si ndihesh si gruaja më e afërt politikisht me Ramën? Spiropali: Jemi të përkohshëm ne për PS
Kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Tiranë, Elisa Spiropali sonte është në ”Top Story”. Ajo u pyet nga autorja dhe moderatorja e emisionit, Grida Duma se si ndihet si gruaja më e afërt politikisht me kryeministrin Edi Rama. ”Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit. Pozicioni nuk do të thotë se kë ke ngjashmëri, nuk do doja për veten e as për të tjerët që të bëhen përcaktime të tjera. Nuk është kjo që i përcakton njerëzit, është qesja që kanë ndaj detyrës, pushtetit, që i bënë ata të afërt apo jo. Karrigia ku ulemi nuk na përket dhe sa më shumë nga ne ta kopjojnë aq më mirë do jetë për politikën, shërbimin politik”.

