Si ndodhi aksidenti i frikshëm me 2 të vdekur në Cërrik? Makina goditi karrocën dhe “fluturoi” në krahun tjetër të rrugës
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të frikshëm në Cërrik, i cili iu mori jetën dy personave, mbrëmjen e kaluar.
Në pranga ka rënë i riu A. H., 24 vjeç, banues në Klos të Cërrikut, i cili sipas policisë, pasi ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka kaluar në kahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur me një tjetër mjet.
Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën drejtuesi i karrocës dhe një pasagjer, që ndodhej në mjetin tjetër të përplasur.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin:A.H., 24 vjeç, banues në Klos, Cërrik, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasi A.H, mbrëmjen djeshme e rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.