Si ndodhi infektimi brenda ambienteve të QSUT?
Gjatë 24 orëve të fundit nga 21 raste pozitive në total me Covid-19, 13 kanë qenë në QSUT. 6 persona janë personel shëndetësor dhe pjesa tjetër janë pacientë. Infektimet janë kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Si ndodhi infektimi brenda ambienteve të QSUT?
Ka qenë një infermiere e mjekësisë interne ajo që i ka infektuar. Ajo dyshohet se ishte e infektuar dhe priste përgjigjen por ndërkohë vazhdonte të punonte, pa u karantinuar, sikurse bëhet normalisht. Thuhet se infermierja ka shkuar te spitali “Francez” pa doreza dhe maskë, pasi ka pasur marrje mendsh dhe aty është pritur nga një infermiere tjetër dhe një mjek. Pas ardhjes së përgjigjes pozitive, mjeku dhe infermierja që e pritën janë vetëkarantinuar. Mësohet po ashtu se kjo infermiere e mjekësisë interne ka infektuar edhe shërbimin e mjekësisë interne.