Si ndodhi vrasja në Dibër

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen në Dibër, vrasje për të cilën u arrestuan dy shtetas.

Ngjarja e rëndë ka në fshatin Bllicë dhe dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku deri rreth mesnate në një lokal, në periferi të Peshkopisë.

Policia bën me dije se dy autorët janë vetëdorëzuar mbrëmë në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për shtetasin Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së Alban Koloshit. Kurse sot arrestoi edhe bashkepunetorin e autorit, shkruan Panorama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Nga ana tjetër, policia shton se ende vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes ku mbeti i vdekur 42- vjeçari, por policia nuk jep informacione të tjera për shkak të hetimeve.

Viktima që mbante dy emra, Alban dhe Gëzim Kaloshi, vite më parë kishte emigruar në Angli. Ai ishte pronar i një lokali bastesh në Dibër. Deri në qershorin e këtij viti e mbante hapur, ndërkohë pas zgjedhjeve e kishte mbyllur.

Kaloshi ishte punësuar para fushatës elektorale pranë Drejtorisë së Kontrollit Shtetëror të Automjeteve.

Burime pranë Policisë Dibër bënë të ditur dje se ka dyshime të forta që viktima mund të jetë ekzekutuar për shkak të konkurrencës nga shpërndarësit e drogës.

Të njëjtat burime bënë të ditur se para disa kohësh ai ka qenë i shoqëruar në Polici, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në Peshkopi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?