Si ndryshon moti të premten dhe të shtunën? Sinoptikanët tregojnë çfarë i pret pushuesit

Të premten dhe të shtunën sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti do të pësojë ndryshime.

Ditën e premte parashikohen kthjellime dhe vranësira mesatare, ndërsa në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme. Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare parashikohet përgjatë pjesës tjetër bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?