Si nisi një histori mafioze e vrasjeve pa ndalesë

Jani Alia dyshohet se ishte në shënjestër të Elton Çiçës për shkak të një vrasjeje që kishte kryer në Greqi. 16 vjet më parë, Jani Aliaj kishte vrarë me thikë E.Ballazhiun, 20 vjeç nga Tepelena.

“Panorama” shkruan sot se viktima, E. Ballazhiu 20 vjeç, ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiça ishte interesuar për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij.

Në momentin që e ka marrë vesh se autori ishte po ashtu nga Tepelena dhe sapo ka mësuar emrin e tij, Çiça i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do të merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth tri vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiça. Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në Burgun e Koridhalosë, Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiça me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiça plagosi me thikë Alinë kur ndodheshin në ajrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa javë pas kësaj ngjarjeje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga Policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiça, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.

PERPLASJET

Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiça më 10 janar të këtij viti në Tiranë, te Rruga e Kavajës. Çiça qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q.

Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Alia, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip “BMË X6”, me targë AA 727…, të cilën më pas e zhduku. Ky mjet aktualisht është i bllokuar nga Policia. Por vetë Alia, i pyetur nga Policia në lidhje me këtë ngjarje, nuk preferoi të bënte kallëzim, duke mos bashkëpunuar me grupin hetimor.

I vendosur për hakmarrje, Çiça organizoi edhe një tjetër atentat ndaj Jani Alisë, kësaj here në Gjirokastër. Kjo ngjarje ka ndodhur një muaj më parë, kur Alia mbeti i plagosur lehtë në dorë, teksa lëvizte me makinën e një mikut të tij në afërsi të rrugës “Ura e Lumit”.

Edhe për këtë ngjarje, Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiçës, edhe pse ishte i dyshuar. Ndërsa vetë Alia, as kësaj radhe nuk pranoi të bënte kallëzim, duke pohuar se ajo që ndodhi ishte ngatërresë.

Prej këtij momenti, Alia mbërrin në Tiranë, ku kërkon mbështetjen e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme, të njohur në Tepelenë. Duke qenë se nuk e njihte mirë Tiranën, Alia ndihmohet vazhdimisht nga Milloshi, deri në vrasjen e Elton Çiçës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?