Si nisi sherri i dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari A. Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Mësohet se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatozi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes A. Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, E. Gjini, dhe K. Dacit, H. Tatasi (I plagosur) si dhe S. Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe më pas u përdor arma e zjarrit. Ndërkohë, dy të tjerë, E. Cimo (Bregu) dhe A. Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar K. Daci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?