Si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet ku punojmë?

Si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet ku punojmë?

Këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetit:

1. Sigurohuni që vendi i juaj i punës të jetë i pastër dhe higjenik. Sipërfaqet dhe objektet duhet të pastrohen rregullisht dhe të dezinfektohen.

2. Kujtojini shpesh punonjësve dhe klientëve të lajnë duart dhe sigurohuni që nëpër zyra të keni të gjithë mjetet e duhura si letra të lagura, sapunë, ujë të rrjedhshëm, dezinfektues.

3.Promovoni higjenën e mirë të frymëmarrjes. Pajisni zyrën me maska dhe letra në rast se ndonjë punonjës shfaq simptoma koll ose rrufë.

4. Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët që nëse koronavirusi nis të përhapet në vendin tuaj, secili prej tyre që shfaq temperaturë, apo kollë, të qëndrojë në shtëpi dhe të punojë prej aty nëse do të jetë e nevojshme. Edhe në rast se simptomat janë të pakta apo minimale, këshillojini nëpunësit të qëndrojnë në shtëpi.

5. Këshillojini ata të konsultohen në rast se kanë ndërmend të bëjnë një udhëtim pune në zonat me shumë të prekur nga koronavirusi. Shmangni dërgimin e punonjësve të mëdhenj në moshë ose atyre që vuajnë nga sëmundje si diabeti, sëmundje të zemrës apo mushkërive në udhëtime pune në vendet ku po përhapet Covid-19.

6-Praktikoni punën nga shtëpia në rast se lloji i biznesit e lejon. Mjekët këshillojnë shmangien e transportit publik dhe zonat populluara për të minimizuar përhapjen e virusit dhe qëndrimi në shtëpi bën pikërisht këtë.

SHKARKO APP