Si të punësohesh në Gjermani!

Çdo shqiptar që kërkon të punojë dhe të emigrojë në Gjermani e ka një mundësi, mjafton që ai të jetë i kualifikuar profesionalisht. Kjo është forma që do t’i shpëtonte shqiptarët nga kthimi që po bëjnë aktualisht autoritetet gjermane për çdo të huaj. Mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje për të ofruar punësim sezonal apo afatgjatë, ndaj për kreun e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli rekrutimi individual është më efektiv, për të gjetur një mundësi punësimi në tregun më të madh të punës në Evropë.

Sipas Kojdhelit, kriteri kryesor që kërkon Gjermania është vetëm kualifikimi i punonjësve dhe jo kombësia, por kostoja për një punëtor shqiptar mbetet e lartë ndaj dhe skemat individuale janë më të favorshme. Profesioni më i mirë për të huajt që jetojnë në Gjermani është ai i inxhinierit.

Po ashtu Gjermania kërkon edhe mjek dhe infermier te kualifikuar.

SHKARKO APP