Si u arrestua Behar Bajri? Media franceze: Në vitin 2021 kërkoi azil, Franca nuk do të jetë pika e kthimit e mafies shqiptare

”Franca nuk është dhe nuk do të jetë pika e kthimit e mafies shqiptare”, është titulli i një shkrimi në një media franceze, e cila i ka kushtuar një artikull Behar Bajrit, i cili u arrestua në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në momentin e arrestimit, mësohet se Bajri nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.

Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

”Kanë qenë policët e BRI-së në zonën Lindore që e prangosën të hënën, duke iu drejtuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Para se të burgosej të martën në qendrën e paraburgimit të Strasburgut, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Europe 1, Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë”,-thuhet në shkrim.

SHKARKO APP