Si u fut a*ma në burgun e Peqinit? Takimi i Mjacajt me vajzën që i solli ushqimin

Sesi u fut arma që i dënuari Sokol Mjacaj përdori në vrasjne e Arben Lleshit, është një pistë e pazbardhur. Është e frikshme sesi një armë u fuit në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin.

Në dëshminë e tij para hetuesve, drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha ka treguar edhe për 5 takimet e fundit të Sokol Mjacajt nga 1 shtatori deri më 16 nëntor. Sipas tij, në takimin e parë në shtator ushqimet ia ka sjellë në burg i vëllai i tij, kurse në 4 takimet e fundit ka qenë një vajzë, e cila në 4 raste është prezantuar si kushërirë, kurse në takimin e fundit si mikeshë e tij.

Drejtori Hoxha tha se nuk e di si si është futur arma në burg, por thekson neglizhencën e punonjësve. Ai tregon sesi funksionin procesi i kontrollit të vizitorëve, ndërsa skaneri ka qenë me defekt.

Në datën 15 dhjetor opinioni publik u trondit nga ngjarja e ndodhur në burgun e Peqinit, i burgosuri Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin e përjetshëm Arben Lleshi.

SHKARKO APP