Si u gjendën policët përballë deputetëve? Andi Tela: Mënyra sesi foli ministri i Brendshëm që…
Gazetari Andi Tela, thotë se protesta e sotme e PD brenda dhe jashtë Kuvendit, kishte disa element nga pengimi i deptetëve për të hyrë në seancën plenare, deri te përdorimi i policisë ndaj deputetëve. Në analizën e tij, Tela veçoi sjelljen e ministrit të Brendshëm, që foli sikur është Policia.
”Sot në protestën opozitës janë tre elementë. Nga ndalimi i deputetëve të opozitës që nuk ishin përjashtuar dhe vuajtën për të hyrë. Kaluan pas 30 minutash dhe nuk i linin gardistët. Një nga deputetet e opozitës hodhi një lëng në sallën e parlamentit dhe Spiropali tha ishte benzinë. Pamjet që gardisti rrethon deputeten dhe e ngjesh duhet ta përdorë opozita në kancelaritë ndërkombëtare.
Një element tjetër ishte ministri i Brendshëm në sallë dhe mënyra se si ai i interpreton se këtu po bëhet zjarrvënie, do të mbledhim prova etj, edhe pse nuk është deputet, por i emëruar. Dhe momenti tjetër kur një grup policësh që shoqëronin përfaqësuesit e opozitës që po protestonin te bashkia e Tiranës dhe erdhën deri te dera e kuvendit. Aty pati përplasje mes deputetëve dhe policisë kur policia s’duhet të hyjë brenda kuvendit.
Nuk ka asnjë reagim se si u gjendën policët përballë deputetëve të opozitës. Opozita tha se policia pati armë, kur nuk ishte kështu dhe mënyra se si PD vazhdon ta menaxhojë këtë është fake news. Policia nuk kishte armë. Është si historia që përdori shumica me historinë e asaj gruas që gjoja lindi në makinë se ishte bllokuar nga protesta e opozitës, kur nuk ishte kështu dhe ajo lindi në maternitet”,-tha Tela në ”Të paekspozuarit”.