Si u njoh Sibela me Altinin? Nëna e saj tregon sms-të: Bëhu e dashura ime, ose të bëj të keqen

Sibela Abedini i dha fund jetës duke lënë pas shumë pikëpyetje, të cilat në emisionin “Me zemër të hapur”, është munduar nëna e saj që ti japë. Daniela Adedini tregoi se është takuar me Altin Çokun, personazhi i njohur i Tik-Tok-ut, në një supermarket në Kamëz dhe ky i fundit i ka ofruar të punonte si pastruese në shtëpinë e tij. Ajo rrëfeu se kur shkoi në banesën e 39-vjeçarit mori edhe të bijën, Sibelën me vete që të ndihmonte.

“Këtë mostrën e kam takuar në një supermarket me gruan e vet, më tha më duhet një pastruese. Më tha jam me gruan dhe vajzën e vogël, i dhashë numrin e telefonit. Kur shkova me vajzën, se s’donte të më linte vetëm, nuk ishte gruaja e tij aty, më tha është në spital. Punova dy ditë aty dhe gjeta punë tjetër në Bathore. Më tha vajza meqenëse ti gjete punë tjetër, po shkoj unë”, tregoi nëna.

Po ashtu ajo ka treguar se në mesazhet që 39-vjeçari i dërgonte të bijës i thoshte “do të bëhesh e dashura ime, o s’ka”. Sipas saj vajza i kishte kërkuar që të fshihte fotot, por Altin Çoku iu është drejtuar që “do ta bëj edhe më zi”.

“Kur isha dje në polici më thanë që vajza i ka dërguar një mesazh mostra ku i ka thënë “ose do bëhesh e dashura ime ose s’ka”. Vajza ka shkuar të punojë, jo të zërë të dashur. I ka thënë “do ta bëj të keqen”. I ka thënë që videot do t’i hedh në TikTok. Vajza i ka thënë që fshiji ato foto nga TikTok. “Do ta bëj edhe më zi, nuk ti heq”. Vajza është hedhur për shkakun e tij. Ta dija që vajza mi tregonte, ose do ta vrisja me duart e mia, ose do ta denoncoja në polici. Unë e njoh fëmijën tim”, tha Daniela Abedini.

Sipas saj, Sibela ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës. “Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele”.

SHKARKO APP