Si u përça trupa e KPK, relatorja kërkoi shkarkimin e kreut të Kushtetueses

Edhe pse kishte disa mangësi në deklaratën e pasurisë dhe mospërputhje mes të ardhurave dhe pronave, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kaloi procesin e Vettingut.

Një proces mjaft i vështirë për të që u duk se do ta nxirrte nga sistemi. Edhe për anëtarët e trupës gjykuese dosja e tij ka qenë mjaft e vështirë.

Madje, rasti i Dedjas përbën një ndër ato pak raste kur trupa gjykuese ndahet në mendime dhe nuk ka qëndrim unanim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi relatorja e trupës, Xhensila Pine kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Dedja. Ai mundi të konfirmohet falë qëndrimit të shumicës, anëtarëve të tjerë të trupës së KPK Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendimin e zbardhur jepen argumentimet e Pines e cila thekson se Dedja duhej shkarkuar pasi nuk provon me dokumentacion një pjesë të pasurisë.

Sipas Pines, gjyqtari Bashkim Dedja nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga kunati i tij, z. E. C., në vlerën 10.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë.

“Nuk ka provuar me dokumentacion ligjor provues burimin e ligjshëm të huas së marrë nga vëllai i tij, z. M. D., në vlerën 15.000 euro, për pasurinë apartament me sipërfaqe 146.14 m² dhe garazh me sipërfaqe 15.25 m², me vlerë 180.000 euro, të ndodhur në Tiranë, P. Ka kryer deklarim të rremë në Deklaratën -Vetting, në lidhje me burimin e ligjshëm të të ardhurave të deklaruara, për apartament banimi me sipërfaqe 98 m², me vlerë 19.600 USD (ose 1.812.020 lekë), në Njësinë Administrative Nr. 5, pasi nuk ka deklaruar si burim të ardhurat nga vëllai i tij, z. M. D. Ka mosdeklarim të vlerës së apartamentit të rivlerësuar në kundërshtim me pikën 1, germa “e”, të urdhrit nr. 475, datë 11.05.2017, të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së”, arsyeton Pine.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?