Si u përjetua tërmeti nga stafi i BE? Luigi Soreca: Të tronditur, kemi parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën për media dha garancinë e BE-së për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas goditjeve shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur nëse ky tërmet ka shkaktuar pasoja në stafin e ambasadës së BE në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca dha këtë përgjigje: “Për zyrën time ne kuptuam që të gjithë janë të sigurt. Pra brenda pak orësh se i gjithë stafi është në gjendje të mirë, të tronditur padyshim dhe menjëherë kaluam tek çështja më e rëndësishme, tek ajo e popullit shqiptar dhe tek nevojat e tyre. Kemi parë dhe dëshmuar 51 histori të tmerrshme. Kemi parë pastaj infrastrukturën e vendit”-tha ai.

SHKARKO APP