Si u prish miqësia Bardhi-Açka? Deputetja i jep sms e koduar: Ti e di shumë mirë çfarë mesazhesh ke

Tre vjet më parë, Gazment Bardhi në cilësinë e kryesuesit të listës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, prezantonte Flutura Açkën në zonën e Kalasë së kësaj bashkie me një audiencë të zgjedhur intelektualësh.

Shpallja non-grata e Berishës nuk i përçau dy deputetët e Elbasanit,dhe u pozicionuan në grupin që ishte rival me Rithemelimin. Përçarja mes tyre erdhi kur “në lojë” u fut Lulzim Basha me kërkesën e tij për tu rikthyer në krye të PD-së, pasi kishte dhënë më parë dorëheqjen.

Bardhi doli kundër Bashës, ndërsa Açka e mbështeti atë, duke bërë të mundur që me votën e saj në kryesinë e PD-së të legjitimohej rikthimi i Bashës. Pas replikash në distancë, herë përmes rrjeteve sociale e herë duke mos përmendur emra, Bardhi dhe Açka u përplasën sot ashpër në Komisionin e Medias, teksa kryetari i grupit i kërkonte të respektonte votën e demokratëve që janë në protestë, ndërsa kryetarja demokrate e komisionit tentonte të vijonte mbledhjen, të cilën në fund u detyrua ta thërriste online.

Përplasja mes tyre arriti deri aty sa Bardhi i shkuli Açkës mikrofonin që të mos vijonte mbledhjen, teksa ajo e fundit i dha edhe një mesazh të koduar: “Ti e di shumë mirë me Flutura Açkën çfarë mëkatesh ke”.

SHKARKO APP