Si u qellua efektivi i RENEA-s

 

Kolegu i  Ibrahimn Bashes qe u vra ne Lazarat thote se “Organet e policisë kanë pasur informacion në rrugë informative se disa persona lëviznin të armatosur dhe të maskuar në fshat. Një ndër ta dyshohet se ka qenë i riu Xhuliano Mato…Pasi kanë devijuar nga rruga kryesore, dy blindat e RENEA-s kanë mbërritur në zonën e njohur si ish-Pularia. Dy blindat ndiqeshin nga një furgon me efektivë të RENEA-s. Në furgon ndodheshin gjashtë efektivë. Në sediljen e parë të pasagjerit ka qenë Ibrahim Basha dhe një efektiv tjetër. Furgoni ka qenë pranë ish-Pularisë kur është qëlluar. Mjeti ka qenë në një vend ku më parë kishin kaluar dy autoblindat. Drejt mjetit është hapur zjarr nga një distancë jo shumë e afërt, mendohet më shumë se 20 metra. Një plumb i shkrehur nga një armë, që mendohet snajper, ka kapur efektivin Ibrahim Basha në ballë, në lartësinë e vetullave. Nga goditja, trupi i tij është anuar duke i rënë drejtuesit të mjetit në prehër. Plumbi që i mori jetën ka qenë tejshpues, i njëjti ka goditur në shpatull edhe efektivin Jetmir Isai dhe ka prekur tangjent kokën e Perlat Hamitit”.

SHKARKO APP