”Sibelën e kanë vr*rë”, akuza e fortë nga kushërira. Avokati zbulon sa mund të dënohet Altin Çoku
Sibela Abedini mori me vete edhe pikëpyetjet e vetëvrasjes, edhe pse kushërira e saj thotë se ajo nuk është vetëvrarë, por është vrarë. Ajo tregon se e ndjera ka qenë një nënë shumë e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.
“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajzë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo.
Avokati Ermal Hamataj tregon edhe sesa mund të dënohet Altin Çoku, personi që është i dyshuar se i ka publikuar foton, e ka kërcënuar dhe i ka shkaktuar 27-vjeçares trysninë që e çoi në vetëvrasje.
”Pas dy vitesh është në shtëpi, shkaktim vetëvrasje, përthithen nga vepra më e rëndë dhe një dënim merr, vetëm në rast se nuk vërtetohet fakti që mund të kenë kontakt fizik dhe vrasje. Për dy vite është më shtëpi. Që është kokrra idiotit, jo çdo idiot është i papërgjegjshëm, edhe pse me kartelë nuk e shmang dot”.
Kurse gazetari Redjon Shtylla, në një postim në rrjete sociale, shkruan ”Duhet të lëmë këto vajtime që bëjmë në rrjete sociale, mediat që bëjnë pafund lajme, por duhet që të shkojmë në çdo zonë ku gratë ndihen të kërcënuara, sepse kështu kthyer në një masakër kjo gjë, që për një foto ti të vrasësh veten. Kjo është një situatë e një këmbane alarmi, e një alarmi kombëtar dhe duhet ti japim siguri grave, vajzave, femrave në Shqipëri që një foto nuk është asgjë, sepse kemi parë fotot intime të figurave publike, apo edhe në politikë që sot janë në poste kryesore, jo vetëm në Shqipëri, por në Europë dhe në botë”.