Sida në Shqipëri, rriten infektimet te meshkujt

Sida konsiderohet një nga pandemitë e heshtura në botë. 79 milionë njerëz janë infektuar nga HIV-i që nga fillimi i qarkullimit të Covid-19. 100 raste të reja diagnostikohen çdo vit në vendin tonë.

Vetëm gjatë 2021, kanë rezultuar HIV pozitiv 91 persona, pjesa më ë madhe e të infektuarve janë meshkuj në moshë të re. Mjekët specialistë bëjnë thirrje për testime vullnetare. Kjo sëmundje trajtohet, por nuk shërohet. Ndaj mjekimi në kohë zgjat jetën.

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura, transfuzionet e gjakut, dhe kalimi nga nëna shtatzënë te fëmija, janë rrugët e transmetimit të virusit HIV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga zbulimi i dy rasteve të para në vitin 1993, të diagnostikuar me HIV/ Aids në Shqipëri janë 1493 persona, mes tyre 47 fëmijë të infektuar nga nënat ose përmes transfuzionit të gjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?