Siguracioni i automjeteve, Braçe akuzon AMF-në: Po mbron kompanitë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe akuzon Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare se po mbron kompanitë, lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të figuracionit të automjeteve. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan se, ai ka kërkuar ndryshim të ligjit, ndërkohë që ka thënë se, sistemi Bonus-Malus iu pëlqen kompanive të sigurimit.

Ai thekson se, AMF duhet të sillte në Kuvend draftin për vitin 2015. “Unë kam arsyet e mia të them se kjo vonesë është edhe abuzive, në linjën që u përshkova më lart- dërgimi i projektligjit nga ekzekutivi i AMF për miratim në Bord dhe më pas në Kuvend. Komisioni i Ekonomisë ka në proces analizën e punës së AMF; e ka nisur nga raporti i veprimtarisë së institucionit për vitin 2015. Ju them sot se; mospërmbushja e detyrimeve të vendosura në rezolutë nga Kuvendi për AMF, do të rëndojë shumë fort. As unë e as komisioni, nuk mund të mbajmë më, përgjegjësinë e një institucioni, të cilit, i kemi dhënë të gjithë fuqinë dhe pavarësinë për të bërë detyrën në shërbim edhe të qytetarëve në këtë vend dhe, nuk e bën”- shkruan Braçe në reagimin e tij. H/M

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?